Lewandowski: Messi do ta fitojë ‘Topin e Artë’ për të tetën herë

26 dhjetor 2022 | 10:56

Robert Lewandowski beson se Lionel Messi do të udhëheqë sërish rrugën për çmimin e “Topit të Artë”.

Lewandowski, është i sigurt se fituesi i Kupës së Botës, Messi, do ta fitojë për të tetën herë “Topin e Artë”.

“Sigurisht. Mund të ketë një lojtar tjetër që luan për të njëjtin klub, por ka vetëm një Kupë Botërore që vendos se kush do ta fitojë atë këtë sezon”, tha sulmuesi i FC Barcelona në një intervistë për gazetën sportive spanjolle “Mundo Deportivo”.

“Leo është sigurisht në krye tani, sepse ai ka arritur gjithçka që do të thotë çdo gjë për të”.

34-vjeçari Lewandowski, i cili u shpall nga FIFA Lojtari i Vitit në Botë në 2020 dhe 2021 përpara Messit, lë të hapur një tjetër pjesëmarrje për Poloninë nëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026.

“Nuk ka të bëjë me gjendjen time fizike, ka të bëjë me aspektet që rrethojnë futbollin. E di që do të jem gati nëse dua të jem atje, por është ende shumë herët”, tha golashënuesi i shumëfishtë i Bundesligës”.

“Tani jam duke u përqendruar në Kampionatin e ardhshëm Evropian”.

Kampionati Evropian do të zhvillohet në Gjermani në vitin 2024. Në Katar, Polonia u eliminua nga Franca në fazën e 1-16 e finales.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa KFOR-i ka konfirmuar se ka pasur të shtëna në…