Lewandowski në super-formë, e do kontratën e re me Barçën

29 shtator 2025 | 15:45

Robert Lewandowski e ka nisur aty ku e kishte lënë.

E kaloi një lëndim të vogël muskulor në fillim të sezonit, i cili e kishte lënë jashtë fushës në ndeshje me Mallorcën, ndërsa lojë pas loje 37-vjeçari e riktheu formën e tij fizike duke e menaxhuar mjaft mirë situatën, e duke e shfrytëzuar edhe pauzën e angazhimit të Kombëtareve në shtator.

Tash, sulmuesi polak është rikthyer në një lojtar kyç të trajnerit Hansi Flick.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe i Bayern Munichut i ka realizuar 4 gola në 5 ndeshjet e fundit.

Në përgjithësi, 4 gola në 7 ndeshje në këtë sezon me fanellën “Blaugrana”, një trend që ka gjasa të rritet në mënyrë konstante.

Madje, mediumi spanjoll “SPORT” raporton se mision i veteranit të sulmit është që ta bind Barcelonën që t’ia vazhdojë kontratën për një vit, përcjell “Gazeta Expres”.

Ajo aktuale do t’i skadojë më 30 qershor 2026, por përfaqësuesi polak dëshiron që të luajë një sezon tjetër në Kataluni.

Natyrisht, gjithçka do të varet nga paraqitjet dhe vazhdimësia e tij.

Ai nuk e ka nisur keq sezonin, pas një tjetri brilant që e pati.

Natyrisht, nëse kampionia spanjolle nuk ia vazhdon kontratën, nuk përjashtohet mundësia që Lewa ta provojë një eksperiencë të re në Arabinë Saudite, ku do të merrte para të majme.

Fjalën e fundit do ta thotë trajneri Hansi Flick, i cili ishte pikërisht ai që e këndelli polakun pas ardhjes së tij në Kataluni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kongresin për Nanoteknologjinë, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria…