Lewandowski pas barazimit ndaj Napolit: Fitojmë në Barcelonë

22 shkurt 2024 | 16:35

Robert Lewandowski dhe Victor Osimhen shënuan në barazimin 1-1 mes Napolit dhe Barcelonës në duelin e parë të raundit të 1/8-ve në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i skuadrës katalanase, Lewandowski, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në “Diego Maradona”. Në analizën pas ndeshjes polaku ka thënë: “Pjesa e parë ishte e shkëlqyer për ne. E dyta më pak, edhe prej faktit që u mbrojtëm. Gjithsesi arritëm të shënonim. Siguruam një barazim që na krijon mundësi të mëdha për t’u kualifikuar. Duhet të fitojmë në Barcelonë, sepse është shumë e rëndësishme. Forma ime? Ndihem shumë mirë fizikisht. Kemi shumë lojtarë të rinj. Na duhet pak kohë, por skuadra ka shumë potencial. Unë sjell eksperiencë, ndërkohë që kemi lojtarë si Pedri që gjithmonë duan të tregojnë diçka më shumë. Luajtëm të bashkuar ndaj Napolit, të vazhdojmë kështu përpara”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në një takim ambasadorin e…