Lewandowski refuzoi ofertat marramendëse nga dy klube saudite

04 shtator 2025 | 12:30

Robert Lewandowski ka refuzuar dy oferta të majme transferimi nga klubet saudite Al Hilal dhe Al Nassr këtë verë, duke qëndruar te Barcelona. Sipas mediumit 365scoresarabic, sulmuesi polak u kontaktua përmes agjentit të tij, Pini Zahavi, por vendosi të mos largohej, pavarësisht interesimit serioz dhe kontratës marramendëse prej 100 milionë eurosh në sezon.

Lewandowski pati sezonin e tij më të mirë në La Liga në vitin 2024/25, me 27 gola në kampionat dhe 42 gjithsej, vetëm pak prapa Kylian Mbappe në garën për “Këpucën e Artë”.

Ai mbetet i përkushtuar ndaj Barcelonës dhe dëshiron të fitojë më shumë trofe në sezonin e katërt dhe të fundit të kontratës së tij, ndërsa synon të udhëheqë edhe Poloninë drejt Kupës së Botës 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 14 shtator 2025, në qytetin e Dürenit në Gjermani,…