Lewandowski refuzoi ofertat nga Arabia Saudite

12 shtator 2023 | 11:46

Klubet nga Arabia Saudite kanë synuar edhe transferimin e Robert Lewandowskit, por sulmuesi polak nuk i ka marrë në koncideratë këto oferta. Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Vendimi i Lewandowskit ishte i qartë që nga dita e parë: të qëndrojë në Barcelonë dhe të luftojë për të fituar tituj me gjigantin katalunas edhe në këtë sezon.

Gjatë kësaj vere, dhjetëra yje të futbollit evropian u joshën nga ofertat stratosferike të klubeve saudite duke përfunduar në gjirin e tyre. Por, Lewa iu rezistoi këtyre ofertave duke preferuar të qëndrojë në klubin që e ëndërronte për një kohë të gjatë. Lewandowski ishte njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë në dekadën e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka…