Lewandowski: Vështirë të largohesha nga Bayerni

03 gusht 2022 | 11:01

Robert Lewandowski e ka nisur këtë javë duke u kthyer në Gjermani për t’i thënë lamtumirë Bayern Munchenit, duke takuar punonjës të ndryshëm të klubit për t’i falënderuar për mbështetjen e tyre gjatë tetë vjetëve të tij në “Bavari”.

Sulmuesi polak nuk u largua me kushtet më të mira, pasi kishte shtyrë për një transferim te Barcelona edhe pse i kishte mbetur edhe një vit nga kontrata e tij me klubin gjerman.

“Isha i trishtuar dhe në një situatë të vështirë”, ka thënë sulmuesi polak për “Sky Sports” gjatë vizitës së tij në Munchen.

“Do të jem gjithmonë mirënjohës për atë që fitova dhe përjetova këtu. I kam falënderuar të gjithë për atë që kanë bërë për mua dhe u kam dhënë dhurata. Ka qenë emocionale dhe e vështirë. Javët e fundit ishin të vështira për të gjithë, por nuk do ta harroj kurrë atë që kisha këtu dhe i falënderoj tifozët për mbështetjen. Tani mund të largohem me ndërgjegje të pastër”, ka shtuar Lewandowski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, konfirmoi të mërkurën…