Lexojini këto gjashtë fakte për nobelisten e Paqes

27 gusht 2020 | 08:25

Nëna Terezë është emri i cili na përkujton ‘murgeshën e cila ndihmoi të varfrit’. Ka lindur në gusht 1910, në Maqedoninë e sotme Veriore, me emrin Agnes Gonxhe Bojaxhiu. Ajo ishte një mbrojtëse e madhe e paqes dhe njerëzimit, e përkushtuar tërë jetën në shërbim të të varfërve.

40 vjet më parë, më 17 tetor 1979, humanistja më e madhe në botë me origjinë shqiptare, Nënë Tereza, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen.

Shën Tereza u largua nga shtëpia në moshën 18-vjeçare dhe u bashkua me Motrat e Loretos në Dublin për t’u bërë murgeshë. Ajo kurrë nuk u pa me familjen e saj gjatë gjithë jetës së saj.

Ja gjashtë fakte interesante nga jeta e saj:

 

  1. Ajo ishte vetëm 8 vjeç kur babai i saj vdiq. Besohet se ai ishte helmuar nga armiqtë e tij politikë.
  2. Nënë Tereza u takua më Princeshën Diana në Nju-Jork gjatë ditëve të saj të fundit. Rastësisht, të dyja vdiqën brenda një javë hapësire mës njëra tjetrës.
  3. Ajo është votuar si një nga 10 femrat më të admirueshme, 18 herë në jetën e saj.

Në një sondazh vjetor të Gallup-it, amerikanët e votuan atë si një prej 10 femrave më të admirueshme.

  1. Edhe pse ajo jetoi deri në moshën 87-vjeçare, asnjëherë më në jetë nuk e ka takuar motrën dhe nënën e saj, do të thotë që nga dita kur ajo shkoi në Irlandë.
  2. Ajo betua si murgeshë në vitin 1931.
  3. Nëna Terezë është nderuar me shumë çmime gjatë jetës së saj, nga Padma Shri në Indi në vitin 1962 e deri tek Papa Xhon XXlll me çmimin për paqe në vitin 1979. Në Shqipëri është nderuar me medaljen e artë si nderi i kombit në vitin 1994 por çmimi më i famshëm i që ajo e ka fituar është Nobeli në vitin 1979.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fshati biblik ku Jezusi thuhet të ketë kryer disa prej…