“LG” tërhiqet plotësisht nga tregu

05 prill 2021 | 12:02

Prodhuesi i telefonave  në Korenë e Jugut, “LG”, ka vendosur që të tërhiqet nga tregu.
“Reuters” bën me dije se tërheqja e kompanisë është bërë për shkak të humbjeve të shumta në vitet e fundit.

“LG” në këtë mënyrë bëhet marka e parë e madhe e prodhimi të telefonave që tërhiqet plotësisht nga tregu. Tërheqja e kompanisë LG nga tregu, bën që kompanitë e tera të fitojnë terren, sidomos “Samsung” dhe “Apple”.

Tashmë në SHBA, pritet që “Samsung” të fitojë më shumë terren se “Apple” pasi “LG” prodhonte telefona me çmim mesatar.

Kompania “LG” për 6 vitet e fundit ka regjistruar humbje, për shkak të shitjeve të pakta që ka pasur. Llogaritja e humbjeve shkon deri në 4.5 miliard Dollarë.

Tashmë “LG” do të përqëndrohet tek prodhimi i automjeteve elektrike, si dhe pajisjeve të mençura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi nuk do të mundë të llogarisë në sulmuesin…