Libani shpall non grata ambasadorin e Iranit, i jep disa ditë kohë për t’u larguar nga vendi
24 mars 2026
| 19:13
Libani ka urdhëruar ambasadorin e Iranit të largohet nga vendi deri të dielën. Ministria e Jashtme libaneze njoftoi se ambasadori i Irani është shpallur person “non grata”, një term i përdorur kur një vend vendos që një diplomat i huaj nuk është më i mirëpritur në territorin e tij.
Largimi i ambasadorit shënon një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve të Libanit me Iranin që nga lufta e fundit Izrael-Hezbollah në vitin 2024.
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Libanit, Denise Rahme tha se ambasada iraniane do të ketë ende një të ngarkuar me punë për të kryesuar misionin e saj diplomatik.



