LIBE pritet të ketë raport pozitiv për liberalizimin evizave

29 gusht 2018 | 07:02

Njohësi i integrimeve evropiane, Vigan Qorrolli, ështëshprehur i bindur se edhe Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian, që do të mblidhet sot (e mërkurë), do të votojë pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se në procesin e vendimmarrjes së BE-së për këtë çështje do të ngrihet edhe çështja e ish-prokurorit special Elez Blakaj.

Sipas tij, në këtë proces do të ketë shtete që do të diskutojnë për dilemat rreth ndërhyrjes politikës drejtësi.

Ai ka bërë me dije se BE-ja do t’i liberalizojë vizat jo më herët se në pranverën e vitit 2019.

Në këtë intervistë, Qorrolli ka dhënë kritika për sistemin e drejtësisë që,sipas tij, nuk po punohet sa duhet për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nik Ducich është amerikani me origjinë serbe që kohë më…