Libër me rëndësi të veçantë shkencore dhe historike

04 shtator 13:46

Recension i librit të autorit Mrsci.Hamëz Ladrovci, me titull:”Çështja shqiptare përballë diplomacisë dhe gjeopolitikës rusomadhe (1856-2018)”.

Prof.dr.Eqrem Zenelaj

Sado që të kthehmi mbrapa në histori, Ballkani i sotëm (Gadishulli i Ilirisë së dikurshme), pra  trojet etnike shqiptare,  kanë qenë dhe kanë ngelur akoma si vatër e krizave politike-ushtarake dhe gjeopolitike, të fuqivë ballkanike , si dhe objekt i interesave dhe ndikimeve të fuqive të ndyshme të Europës dhe më gjërë.Ardhja e hordhive të ndryshme barbare, gotët vizigotët, avarët dhe së fundi fiset e shumta sllavët nga lindja, që nga shek IV, V, VI dhe VII, e trazuan në tërësi Ilirinë dhe popullsinë ilire.

Iliria së pari ra nën Perandorinë Romake(168.p.er.re.), pastaj me ndarjen e Perandorisë në dysh (395), pjesa dërmuese e trojeve etnnike shqiptare takoi Perandorisë së Lindjes apo Bizantit.Me dobësimin e Bizantit, u thmeluan principatat të ndyshme sllave ne Ballkan, se pari u themelue shteti slloven apo Karantanija (Korushka), pastaj lindi shteti Kroat, pas tij shteti Bullgar, e pastaj më vonë u themelua edhe Principata e Rashkës (nga nemanjiqët), si dhe  Shteti i Arbërit (Progoni e Dhimitri).

Me forcimin dhe forcimin e shtetit serb, sidomos në kulminacionin e fuqisë së tij ( në kohën e sundimit të Car Dushanit), Serbia arriti të pushtoi pothuaj tërë trojet shqiptare si dhe vendet tjera të Gadishullit Ballkanit(Ilirik).

Grindja dhe përçarja e vazhdueshme e princërve serbë dhe lufta e tyre për pushtet bëri që Perandoria e Car Dushanit të shkapërderdhet në tërësi(1335), nga e cila dolën disa principata shqiptare  të pavarura, e ndër to: pricipata e balshajve, e kastriotëve, dukagjinëve, gropajve, zenevishtëve, muzakajve e etj.

Dalja e Perandorise Osmane në truallin e Europës futi tmerrin e principatave dhe shteteve të Europes, pasi që osmanet furishëm depërtonin në Europe, deri te dyert e Vjenës (1683), duke rrënuar, shkatërruar dhe pushtuar me radhë shtete dhe principata të Europes.Perandoria Osmane i nënshtroi edhe principatat shqiptare duke i shëndërruar ato në raporte vazale të osmanëve (1423.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu (nga dera e kastriotëve), do të jet ai që do ja kthej namin krenarinë dhe pavarësine e Shqiperise, duke u krhyer në Shqipëri me 1443 dhe duke i bashkuar principatat shqiptare, i cili u quajt zyrtarisht Mbret i Shqipërisë dhe Princ i Epirit, apo zot i Shqipërisë (Dominus Albaniae).Në kohën e Skënderbeut (1443-1468), Shqipëria përjetoi një pavarësi, një lulëzimin, si dhe u bë një digë e fuqishme e bllokimit të depërtimit Osman në Europë.

Gjegj Kastrioti-Skënderbeu ishte figura më markante politike-ushtarake dhe diplomatike në Europën e shek XV-të të cilin Sulltan Muradi II e quajti Aleksandër (Iskanderbeg), ndersa papët e Romës e quajten “Atlet i Krishtit”, sepse jo vetëm që e mbrojti Shqipërine për 25 vite me radhë nga pushtimi Osman por ishte njëherit edhe mbrojtës i civilizimit europjan për kohën e tij.me 1478, e tërë Shqipëria ra nën sundimin osman.

Me daljen në sipërfaqe të Austrisë së Dinastisë së Habsburgëve si fuqi ushtarake e politike europjane, dhe me dështimin e rrethimit të dytë të Vjenës nga Perandoria Osmane, më 1683, që rezultoi me Paqën e Karllovcit dhe nënshkrimin e Traktatit të Karllovcit më 1699 (neni XIII), Traktatit te Beogradit (1739), Traktatit te Sistovit ( 1791), tani më shqiptarët e robëruar sytë edhe shpresat e tyre i drejuan kah Vjena.

Është diçka shumë e dhimbshme, për tu shënuar dhe duhet shënuar, sepse në kohën kur kryeministër i Perandorisë Osmane ishte Shqiptari Sinan Pashai, i cili e pushtoi Györin (Hungari -Veriore që synonte dhe atakonte Vjenën në krye të ushtrisë Osmane, ndërsa në anën tjetër përballë ushrisë osmane ishte ushtria e Rudolfit të II-të, që udhehiqej per 13 vite me radhë(1593-1606), duke i bërë ballë me sukses mësymjeve dhe sulmeve osmaneve drejt Vjenës, ndërsa në krye të kesaj ushtrie habsburge qëndronte i fuqishëm dhe i pathyer, gjenerali shqiptar i Rudolfit II-të, Gjergj Dhimitër Basta.

Situata të tilla ka pasur shumë herë në historinë e dhimshme shqiptare, kur shqiptaret luftonin me njeri tjetrin, të rreshtuar në taporre të kunderta ushtarake, si që ishte “Lufta çlirimtare e Greqise”, në të cilën luftë në njërën anë në ballë të ushtrisë greke, qëndronin komandantët e fuqishëm shqiptar(arvanitas), ndërsa në anën e Perandorise Osmane, qëdronin komandantë shqiptare, pra luftonte Perandoria Osmane me Greqinë, ndërsa në front mjerisht luftonin dhe vriteshin shqiptarët me shqiptarë.!

Në Europë pushtimet osmane luftonin dhe proklamonin luftën kundër të krishterëve si dhe luftë për përhapjen e islamit, ndërsa shtetet europjane luftën dhe mbrojtjen e tyre kundër depërtimit Osman e proklamonin si luftë për mbrojtjen e krishtërizmit dhe luftë për pengimit e depërtimit islam në Europë, por në  fakt këto luftëra nga të dya anët ishin lufta për teritore, pasuri dhe pushtim.

Në këtë kutim, fuqitë europjane do të bashkëvepronin bashkë kundër Perandorisë Osmane, deri sa Vjena do ta kuptoi se të gjitha fitoret e fuqive europjane kundër Perandorisë Osmane, Rusia dëshironte ti kthej në favor të një politike gjeografike të saj dhe me tendenca të afirmimit dhe mbrotjes se interesave pan sllave në Europë dhe Ballkan, si dhe të formoj shtete zingjirore sllave ne Ballkan, të cilat do ti shërbejnë Rusisë si stete filiale gjeostrategjike të saj në të ardhmen.

Viti 1856 është viti i thyerjeve të mëdha në mes të fuqive europjane në njërën anë dhe të Rusisë Cariste në anën tjetër.Viti 1856 është  pikërisht viti në të cilin linden hapur hasmëritë dhe interesat gjeopolitika në Europë.

 

Libri i autorit Hamëz Lladrovci me titull:” Çështja shqiptare përballë diplomacisë dhe gjeopolitikës rusomadhe (1856-2018)”, ka një rëndësi të veçantë shkencor dhe historik, sepse ky libër i trajton pikërisht këto rivalitete shkaqe e gjeopolitika qe nga gjeneza e tyre si dhe  këto ngjarje, të cilat do të bëhen burim i shumë përplasjeve ushtarake e politike të mëtejm në Europë si dhe burim i ndarjes dhe aspiratave të gjeopolitikave të fuqive europjane.

Rusia Cariste do jetë e deklasuar dhe e indinjuar nga fuqitë e Europës per bashkimin e interesave dhe forcave të tyre kundër interesave dhe aspiratave gjeopolitike të Rusisë në Detin e Zi, Krime dhe më gjërë, ku me dispozitat e Traktatit të Parisit të vitit 1856, Rusia del një humbëse e madhe e cila me luftën e saj për Detin e Zi dhe Krimenë ajo bashkoi fuqitë europjane (Austrinë, Anglinë, Francën etj), kundër vehtës së sajë.

Traktati i Parisit i vitit 1856 do bashkoj fuqitë europjane të cilat do e formojnë të ashtuquajturin ”Koncert europjan”, ndërsa Perandoria Osmane do të merret nën mbrojtjen fuqive europjane, si dhe në të ardhmen asnjë luftë apo ndërhyrje ushtarak, as Rusia dhe askush nuk guxon të zhvillohet në Europë pa pëlqimin dhe miratimin e “Koncertit te Europës”.

Traktati i Parisit i vitit 1856, Detin e Zi dhe Krimene i shpalli zona neutrale , pra zona të çmilitarizuara, ku asnjëra nga palët në konfliktit, pra as Rusia dhe as Perandoria Osmane nuk guxojnë të militarizojnë këtë zone, sepse Deti i Zi me Traktatin e Parisit (1856), u shpall i lirë dhe neutral, dhe det për lundrim të lirë ndërkombëtarë.

Te ky Traktat të vitit 1856, autori i librit Hamëz Lladrovci, e gjenë dhe shtron me të drejtë zanafillën e gjeopolitikës Rusomadhe si dhe burimin e konflikteve ndërkombëtare, në Europë si dhe synimet e gjeopolitikës Ruse për Ballkanin.

Autori Lladrovci, ka punuar me nje sens shkencor dhe sens analitik si njohës i marrëdhënjeve ndërkombëtare, duke shtjelluar dhe  argumentuar shkencorisht në librin e tij, se kjo gjeopolitikë Rusomadhe-sllave-ortodokse, i ka rrënjët nga viti 1856 dhe ka vazhduar hapur apo fshehurazi,  për zgjerim teritoresh dhe ndikim në marrëdhenjet ndërkombëtare, duke favorizuar dhe mbështetur idetë pansllave ruso-madhe, deri në ditët e sotme, pasoj e se cilës politike gjeografike bie mbi trojet shqiptare dhe Ballkanin, ku në vazhdimësi do të zhvillohen luftëra të përgjakshme, nëpër të cilat do të kaloj drama e tragjedisë shqiptare, sidomos me 1912/1913, ku nga ky llahtar dhe ky gjenocid serbë mbi popullsinë shqiptare, redaktori i gazetave të Vjenës Leo Freundlich, do hartoj dhe dërgoj nje apel fuqive të Europës, në emër të ndërgjegjës njerëzore dhe civilizimit për shpetimin e popullit shqiptar, nga vrasjet, dëbimet dhe nga asgjësimi total të cilin e synonte politika dhe makineria ushtarake serbo-sllavo-ortodokse, më 1912/1913, të cilin apell Freundlich e ka titulluar:”Albanische Golgatha”(Golgota shqiptare)..

Autori i librit,  me guxim dhe kopetencë shkencore zgjedh për hulumtim dhe analizë një periudhë të caktuar interesante kohore te gjeopolitikes Ruse , e cila daton nga viti 1856 e deri ne ditet e sotme.

Nëse i krahasojmë këto ngjarje dhe gjeopolitika të Rusisë  Cariste të viteve 1856/1878 e deri te Revolucioni Socialist i Tetorit ne Rusim më 1917, me aktivitetin politik e ushtarak të ish-BRSS-se e sidomos të Federatës së sotme Ruse, si nxitëse dhe mbështetëse e konflikteve ndërkombëtare anti amerikane dhe antiperëndimore, pastaj me aneksimin Krimesë se Ukraines nga ana e Federatës Ruse të Putinit, dhe kundërshtitë, pengimin dhe destruktivitetin e Moskës zyrtare për pavaresinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare apo pengimin për njohjet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, na duket se tani po përsëritet historia e njëjtë Ruso-madhe, sllavo-ortodokse dhe antishqipare, po përsëritet një gjeopolitikë e vjetër Ruse, me ringjalljen e politikës së vjetër dhe agresive pushtuese e dominuese te Moskës zyrtare të Putinit.

Shembujt më konkret të destruktivitetit politik, diplomatik e ushtarak e politik të Federatës Ruse në marrëdhënjet e sotme ndërkombetare pas periudhës së “Luftës së Ftohët”, ishin dhe janë; aneksimi i Krimesë nga ana e Federatës Ruse, nxitja e separatistëve  rus për separatizëm dhe kryengritje të rusëve në Ukrainë, pastaj përkrahja dhe mbështetja politike e ushtarake e rexhimeve diktatoriale si;rexhimi i Moamer Gadafit, Sadam Hyesinit, rexhimit të Mullahëve të Iranit, mbështetjen e rexhmit komunist diktatorial të Koresë Veriore e se fundmi mbështetja ushtarake e rexhimit kriminel të diktatorit  Bashar el Asad, jane fakte dhe dëshmi të prekshme të  gjeopolitikës dhe hegjemonizmit Ruso-madh, i cili rexhim angazhohet vazhdimisht të ketë sa më shumë vatra krizash antiperëndimore, antiamerikane dhe anti NATO, në mënyrë që të rikthej poziten e vet te humbur, si superfuqi botërore, me shuarjen e Paktit të Varshavës dhe shpërbërjen e ish-BRSS-së.

Politika e jashtme e Moskës zyrtare është e orjentuar në kërcënimin e shteteve të ish bllokut socialist, ku disa nga ato ( Polonia, Hungaria, Bullgaria, Rumunia, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia etj), madje janë anëtarësuar në aleancën e NATOS, kështu që Putini pos kërcënimit ushtarak të vazhdueshëm ndaj Ukrainës duke nxitur dhe mbështetur ushtarakisht separatistët rus në Ukraine, Federata Ruse vazhdimisht kërcënon edhe vendet e baltikut(Letoni, Estoni, Lituani), me ndërhyrje ushtarake, me anë të prezencës dhe  manovrave ushtarake atje duke demonstruar një arsenal të madh ushtarak e bërthamor, në mënyrë që të demonstroj forcën ushtarake dhe superioritetin ushtarak ndërkombëtarë, e bile së fundi edhe duke paralajmëruar nga ana e Putinit në mënyrë publike në një konferencë për shtyp edhe mundësinë e një”Lufte të Tretë Botërore”.

Rusia e Putinit tani më sytë i ka tek Serbia, e përmes saj në realizimin e interesave të saj në Ballkan, gjë që me politikën e saj të jashtme, Rusia e Putinit, është e përzier direkt dhe indirekt në marrëdhënjet e Sërbisë me fqinjët dhe faktorin ndërkombëtar.Me një fjalë atë që nuk arriti ta realizoj Putini tek shtetet sllave në Ballkan nga Sllovenia e deri te Mali i Zi, ai tenton ta realizoj këtë strategji politike dhe ndikim të Federatës Ruse te Serbia, si dhe me anë të Serbisë, Federata e sotme Ruse, tenton ta pengoj anetaresimin e Serbisë në NATO dhe në Unionin Europjan.Pra si që e vëren edhe vet autori Hamëz LLadrovci, në këtë liber, se Moska zyrtare, ka qenë dhe mbetet burimi i vërtetë i shovenizmit serb si dhe vendburim i projekteve sllavo-ortodokse e pushtuese të fqinjeve ballkanas , pra Moska zyrtare, ka qenë dhe mbetet burimi dhe inspirim kryesor i një projekti të vjetër sllavo-ruso-serbo-ortodoks, si dhe burim i një gjeopolitikë, Rusomadhe, e cila politike nga vitet 1876/77 dhe 78 e deri më sot, ka sjelle na vazhdimësi tragjedi historike- kombëtare shqiptare, si dhe copëtimin e vazhdueshëm të trojeve etnike shqiptare, nga Traktati Shën Stefanit (03.03-1878), Kongresi i Berlinit (1878), deri te Konferenca e Ambasadorëve në Londër me 1912/1913, ku nga 88.000 km2 qe kishin IV vilajetet shqiptare, Konferenca e Londrës njohu një Shqipëri Principatë me 28 km2.

Kështu vendosën edhe Konferencat e Parisit(1919, 1946), Komisioni i Badinterit, Konferenca e Rambujesë,  e deri te Pakoja e Ahtisarit , të tjerët vendosën për fatet e shqiptarëve ndërsa vet shqiptarëve asnjëherë nuk iu njoh e drejta e vetëvendosjes si komb, sikurse që iu njoh sllavëve në Ballkan dhe popujve të tjerë të botës e parapare edhe me 14 pikat e Presidentit Villson, pastaj të ideve dhe programeve progresive filozofike e socio-politike , të autorëve të ndryshëm para Luftes së I-rë Botërore, kjo e drejtë dhe ky parim në fakt është edhe njëri ndër parimet themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Hamëz Lladrovci e studjon e hulumton dhe e bënë faktike këtë politikë agresive dhe destruktive antishqiptare të Federatës Ruse, e cila ngelë si pengesa kryesore e pajtimeve dhe bisedimeve Serbi-Kosovë, si dhe pengesë dhe bllokadë për avancimin e Kosovës në marrëdhënje ndërkombëtare dhe pengesë, për anëtarësim të Kosovës në Interpol, UNESCO, OKB, Këshillin e Europës si dhe në organizatat tjera ndërkombëtare, aty kudo ku ka ndikim Federata Ruse.

Autori, Lladrovci, për ta realizuar këtë projekt shkencor dhe për ta publikuar si libër, ai ka hulumtuar dhe ka punuar mbi dy vite nëpër arkivat e Brukselit, Parisit, Vjenës dhe sidomos të AQSH në Tiranë.Një pjesë të këtij punimi, ai së pari ai e punon si punim diplome të Masterit dhe pas mbojtjes ia shtonë edhe gjysmën tjetër dhe e kompleton hulumtimin e tij shkencor si libër.

Hamez Lladrovci, është pjesëtar i familjes atdhetare Lladrovci (Kushëri i Dëshmorit të Kombit Fehmi LLadrovci).I brymosur me ide patriotike, Hamza merr pjese në demonstratat shqiptare kundër rexhimit Jugosllav, për liri dhe të drejta kombëtare, kështu që një një demonstratë të tillë kundër rexhimit Jugosllv, të vitit 1991.Hamez Lladrovci, nga policia serbe plagoset rëndë në këmbë, për tu shëruar në Belgjikë, duke qëndruar pastaj për 7 vite me radhë atje. Qëndrimi në Belgjikë ja mundëson atij njohjën e Gjuhës Frënge e cila do ti shërbëje për hulumtime arkivore në Belgjikë dhe Francë, si dhe njohjen dhe kuptimin e përmbajtjeve të dokumenteve të ndryshme arkivore, në Gjuhën Frënge.

Prandaj përzgjedhja dhe përkushtimi i kësaj tematike të rëndësishme historike e kombëtare nga autori Hamëz Lladrovci, nuk ishte as e një rastësie dhe as një aventurë shkencore, por përkundrazi, për autorin, ka qenë një obligim moral shkencor dhe kombetarë, që ia parashtroi vetës së tij , për të hulumtuar dhe për ta ndiquar sado pak një segment të caktuar kohor dhe një periudhë shumë të rëndësishme në marrëdhënjet ndërkombëtare (1856-2018), nëpër të cilën janë pëcaktuar fatet e kombit shqiptar me vdnime arbitrare dhe të padrejta të qendrave të vendosjes me anë të konferencave dhe kongreseve të ndryshme nderkombëtare, prapa të cilave në dëm të interesave kombëtare shqiptarë dhe ne favor të qarqeve sllavo-serbe dhe ortodokse ballkanike vepronte Rusia me politikën diplomacinë dhe gjeopolitikën e saj.

Hamëz Lladrovci këtë libër të tij e përfundon me një konkluzion përmbajtësor ndërsa fare në fund të librit na ofron një shtojcë interesante me disa dokumente arkivore të rëndësishme kombëtare, të pa publikuara më parë, të cilat ia rrisin vlerën shkencore dhe faktografike këtij libri.

Për ti dhënë kredibilitet të besueshëm shkencor këtij libri, autori ka ndërmarr një sërë udhëtimesh jashta Kosovës, nëpër disa arkivedhe biblioteka të vjetra dhe të njohura europjane, sidomos në Belgjikë, Francës, Austri si  dhe në Arkivin Qëndror të Shtetit(AQSH), në Tiranë.

Disa nga dokumentet me vlerë shkencore, historike e kombëtare qe autori na i servone në këtë liber janë dokumente arkivore të kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Lidhjes së Pejës, Kuvendit të Dibrës, nga raportet e konsujve të huaj, si dhe dokumente e të dhëna të tjera autentike e origjinale, të cilat ja shtojnë besueshmërinë shkencore këtij libri dhe e bëjnë të kapshëm librin për lexuesin.

Nga AQSH në Tiranë vlejnë të përmendim faksimile, vendime dhe të dhëna  sekrete të organeve dhe institucioneve partiake e shtetërore të Shtetit Shiptar në kohën e Enver Hoxhës, e sidomos vendime të rëndësishme dhe të dhëna të pa njohura, sekrete dhe tejet interesante të Burosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punë së Shqipërisë, të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, si dhe të strukturave tjera të larta shtetërore e partiake, sidomos në peiudhën pas Luftës së dytë Botërore, që tregojnë pë vlimet politike e ushtarake ne Shqipëri si dhe raportet Enver-Stalin dhe Enver Hrushqov, ku të një rëndësie janë qëndrimet dhe vendimet e organeve partiake e shtetërore të Shqipërisë për gjykimin e akteve agresive të BRSS-së dhe të Paktit të Varshavës, të ndërhyrjes ushtarake në Hungari dhe Çekosllovaki, por edhe vendimin e guximshem të Shqipërisë për daljen e saj nga Pakti Varshavës.

Libri i Hamëz LLadrovcit me titull:” Çështja shqiptare përballë diplomacisë dhe gjeopolitikës rusomadhe (1856-2018)”, ka një meritë dhe rëndësi të veçantë, si për lexuesin kombëtarë ashtu edhe për lexuesin e huaj.

Se fundi autorit të librit i urojmë suksese të mëtejme në punën dhe publikimet tjera shkencore, ndersa këtij librit i dëshirojme përhapje të gjërë me dëshireën që ky libë të jetë i dobishëm dhe interesant si për lexuesin kombëtarë ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Libra të tilla si ky i autorit Hamëz Lladrovci, meritojnë një vemendje dhe mbështetje finaciare nga institucionet shtetërore Kosovë-Shqipëri si dhe për tu përkthyer edhe në gjuhët e huaja!

Prof.Dr.iur.Eqrem Zenelaj

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Befasia e madhe te femrat në US Open ishte eliminimi…