Liberalizimi i tregut të energjisë, Hoti: Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon

13 gusht 2025 | 11:16

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar entuziazmin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur.

Ai është habitur edhe me heshtjen e qeverisë ndaj kësaj situate.

Hoti ka shkruar në “Facebook” ka shkruar se kësaj situate po vije era jo e mirë.

“Çfarë entuziazmi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur, ku çmimi është disa herë më i shtrenjtë se çmimi që paguajnë tani?! Çfarë apatie e Qeverisë për këtë situatë të krijuar?! Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon”, ka shkruar Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri ndër sulmuesit më të njohur në futbollin kosovar, Mevlan…