Liberalizimi i tregut të energjisë, Rizvanolli thotë se po finalizojnë një skemë të re mbështetëse për prodhuesit vendorë

20 maj 2025 | 10:30

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë me dije se qeveria është në fazën përfundimtare të hartimit të një skeme të re mbështetëse për prodhuesit vendorë, me qëllim që t’i ndihmojë ata të përballen me sfidat e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Kjo skemë sipas saj po zhvillohet me mbështetjen e Agjencisë Luksemburgase për Zhvillim (LuxDev) dhe do të përfshijë:

• Izolimin e ndërtesave

• Sisteme solare fotovoltaike për prodhimin e energjisë,

• Sisteme solare termike për ngrohjen e ujit,

• Bateri për ruajtjen e energjisë nga sistemet solare,

• Rregullatorë të fuqisë reaktive, që ulin konsumin dhe rrisin efiçiencën e pajisjeve ekzistuese.

“Kjo do të thotë më pak kosto për energji, më shumë konkurrueshmëri dhe siguri më të madhe për çdo biznes që prodhon në Kosovë”, ka shkruar Rizvanolli në “Facebook”.

Më tutje, ajo ka thënë see këto masa, bashkë me të tjera që Qeveria po shqyrton, janë diskutuar në Forumin “Liberalizimi i Tregut të Energjisë Elektrike: Efektet dhe Masat Lehtësuese”, i cili është pjesë e Platformës për Dialogun Publiko-Privat.

Në këtë forum morën pjesë kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me përfaqësues të odave dhe bizneseve vendore.

Rizvanolli ka theksuar se Qeveria e Kosovës mbetet një partner i afërt i sektorit privat, si në përballjen me sfidat, ashtu edhe në rritjen e kapaciteteve të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
As armëpushim, as lëshime dhe asnjë afat kohor detyrues: Biseda…