Libia e pezullon ministren e Jashtme, pasi bisedoi me homologun e vet izraelit

28 gusht 2023 | 09:29

Qeveria e Libisë njoftoi të dielën se e ka pezulluar ministren e vet të Punëve të Jashtme, Najla al-Mangoush, për shkak se homologu i saj izraelit tha se kishte mbajtur takim me të javën e kaluar në Romë.

Najla al-Mangoush është “pezulluar përkohësisht” dhe do të jetë subjekt i një “hetimi administrativ” nga një komision i udhëhequr nga ministri i Drejtësisë, tha më 27 gusht kryeministri i Libisë, Abdulhamid Dbeibah.

Ministria e Jashtme e Libisë e përshkroi atë si “një takim i rastësishëm dhe jozyrtar”, por lajmet rreth këtij takimi kanë nxitur tashmë protesta nëpër rrugët e qyteteve të Libisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishulli i Majorkës në Spanjë është goditur nga moti i…