Libri “Atletët e Lirisë” prezantohet në Vjenë të Austrisë

24 tetor 2026 | 18:00

Më 23 tetor 2026, në Shoqatën Shqiptare të Kulturës në Vjenë të Austrisë, u prezantua libri monografiko-historik “Atletët e Lirisë”, i autorit Gjergj Dedaj, ambasador dhe veprimtar shumëvjeçar i çështjes kombëtare.

Lajmin e ka bërë të ditur Liridon Hoti, i cili në këtë aktivitet prezantoi veprën, që dokumenton tri dekada të historisë së re të Kosovës, nga viti 1991 deri në vitin 2021.

Libri pasqyron angazhimin politik, përpjekjet diplomatike, sakrificat dhe rrugëtimin e popullit të Kosovës drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë

Hoti ka shprehur mirënjohje për autorin Gjergj Dedaj, si dhe për bashkatdhetarët nga trojet shqiptare, të cilët morën pjesë në këtë aktivitet dhe kontribuuan në veçantinë e mbrëmjes kushtuar historisë, kulturës dhe kujtesës kombëtare.

Ai ka falënderuar gjithashtu pjesëmarrësit për mikpritjen dhe përkushtimin ndaj librit e kulturës shqiptare, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të historisë dhe përcjelljes së kujtesës kombëtare te brezat e ardhshëm.

Prezantimi i librit në Vjenë shërbeu si një mundësi për bashkatdhetarët që të njihen më nga afër me dëshmitë dhe ngjarjet e përfshira në këtë vepër historike.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) vlerëson organizimin e takimit të…