“Libri i luftës” promovohet në Skenderaj në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”

06 mars 2019 | 09:03

Në kuadër të manifestimit shtetëror “Epopeja e UÇK-së”, sot (e mërkurë) do të promovohet libri i gazetarit Nuhi Bytyçi, me titull “Libri i luftës”.

Promovimi do të organizohet në orën 13:15 në Shtëpinë e Kulturës në Skenderaj. Për librin do të flasin redaktori Haqif Mulliqi, botuesi Berat Dakaj dhe autori Nuhi Bytyçi.

Po ashtu, do të flasin edhe bashkëpunëtorë të autorit të librit nga Drenica dhe përfaqësues të mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të vuash nga depresioni nënkupton më shumë sesa të jesh…