
Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e ministrit, shkak zgjedhja e Bashës në krye të Kuvendit
Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Ai ka thënë se zgjedhja e djeshme e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, “institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”.
“Të dashur qytetarë, dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar kryeministrin Kurti për vendimin tim. Konsideroj që zgjedhja e djeshme e kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.