Liburn Aliu shkon në Beograd për marrëveshjen e hekurudhave

13 shtator 2021 | 12:09

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke qëndruar për vizitë në Beograd.

Në kryeqytetin e Serbisë, Aliu ka nënshkruar bashkë me ministrat e pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor marrëveshje që kanë të bëjnë me lidhjen e rajonit përmes hekurudhave.

Në këtë ngjarje kanë folur komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar paraprakisht për vizitën e ministrit Aliu në Beograd. Kjo është ndër vizitat e rralla të një zyrtari kosovar në kryeqytetin serb. /KK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e…