Liburn Aliu: Urojmë lirim të shpejtë për shokët që po mbahen padrejtësisht në Hagë

08 mars 2026 | 14:40

Ish-ministri i Infrastrukturës, tani drejtor i Portit të Durrësit, Liburn Aliu,  ka publikuar fotografi nga shtëpia e Fadil Fazliut krahas ish-ministrit të Diasporës Valon Murati.

Aliu ka uruar kthimin në shtëpi të gjithë shokëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Në vizitë te Fadil Fazliu që sapo na erdhi nga Haga. I urojmë shëndet dhe lirim te plotë bashkë me shokët që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Lufta çlirimtare e popullit tonë është themeli i lirisë sonë dhe cdo sulm mbi të është sulm mbi të gjithë ne”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Gjykata Speciale ka liruar së fundmi nga paraburgimi Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer…