Licensimi i parë në Shëndet Publik në Gjakovë
28 tetor 2025
| 16:27
Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Gjakovës njofton me krenari se studenti Endrit Hasani është i licensuari i parë në drejtimin e Shëndetit Publik në kuadër të këtij institucioni.
Ky moment shënon një arritje të rëndësishme jo vetëm për studentin Hasani, por edhe për Fakultetin e Mjekësisë dhe programin e Shëndetit Publik, duke dëshmuar përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme të stafit akademik në ngritjen e cilësisë arsimore dhe përgatitjes profesionale të studentëve.
Kjo arritje përbën një shembull frymëzues për studentët e tjerë dhe një hap të rëndësishëm në zhvillimin e fushës së Shëndetit Publik në Universitetin e Gjakovës dhe në nivel kombëtar.



