
Liderët botërorë që pritet të marrin pjesë në funeralin e Papës
Disa nga liderët botërorë kanë njoftuar se do të marrin pjesë në funeralin e Papës, i cili do të mbahet të shtunën.
Presidenti i Argjentinës, Javier Milei pritet të mbërrijë në Romë të mërkurën, raportojnë mediat argjentinase.
Edhe ai i Amerikës, Donald Trump ka konfirmuar mbrëmë se do të shkojë në funeralin e Papës, të cilin e ka përshkruar si një “njeri të mirë”.
Poashtu, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se do të jetë pjesë e varrimit.
Pos tij, edhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Burimet kanë thënë për “Reuters” se ai do të udhëtojë në Itali për funeralin e Papës, i cili ka vdekur në moshën 88-vjeçare.
Në mesin e këtyre liderëve pritet të jetë edhe presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva dhe zonja e parë Janja Lula da Silva.
Lajmin e ka konfirmuar qeveria atje. Brazili ka shpallur gjithashtu shtatë ditë zie për Papën.