Liderët e G7-ës mblidhen në Francë për të diskutuar Iranin, Rusinë dhe Amazonën

24 gusht 2019 | 14:24

Liderët e kombeve të fuqishme në botë janë duke u mbledhur të shtunën në jugperëndim të Francës në Samitin G7, për të diskutuar programin bërthamor të Iranit dhe mundësinë e inkuadrimit të Rusisë në këtë grup.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe kryeministri britanik Boris Johnson, janë në mesin e liderëve që pritet të marrin pjesë në samitin dy ditor, nën patronatin e presidentit francez Emmanuel Macron.

Para nisjes nga Uashingtoni, Trumpi u ka thënë gazetarëve se pret një diskutim shumë të dobishëm me anëtarët e tjerë të G7-ës.

Ai po ashtu ka bërë thirrje që Franca të tërhiqet nga plani për të vendosur taksa ndaj gjigantëve të teknologjisë në ShBA, “Google” dhe “Facebook”.

Macroni ka thënë se do të provojë të bindë Trumpin për të nënshkruar një dokument që siguron mbrojtjen e natyrës pas zjarrit të vazhdueshëm dhe shkatërrues në Amazonë.

Të gjithë sytë do të jenë nga marrëdhënia e Trumpit me pjesën tjetër të grupit. Këtë vit, Uashingtoni ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj Bashkimit Evropian , për të detyruar Teheranin të diskutojë për programin bërthamor.

Trumpi pritet të përballet me kundërshtime nëse vazhdon të insistojë se Moska duhet të kthehet në grup që më parë quhej G8. Rusia ishte përjashtuar nga formati G8 pas aneksimit të Krimesë së Ukrainës në mars të vitit 2014.

Anëtarët e tjerë të G7-ës kishin vendosur sanksione ndaj veprimeve të Moskës kundrejt Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës Sindikale të PTK-së, Lamih Balaj, ka reaguar…