Veseli, Haradinaj, Limaj dhe Pacolli bashkë me Edi Ramën mysafirë te Thaçi

03 shkurt 2019 | 23:41

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka bërë bashkë në tavolinë liderët e politikës në Kosovë, bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Nga një gotë verë, pak meze dhe shumë ngrohtësi duket në takimin e liderëve shqiptarë në shtëpinë e presidentit Thaçi.

Fotografinë e ka publikuar në “Instagram” djali i presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi është votuar në parlamentin e Kosovës buxheti për vitin 2019.

Takimi i liderëve mund të shihet edhe si një shpresë për popullin, ngase vetëm së bashku dhe të afruar mund të  ketë perspektivë e zhvillim.

Mbetet të shihet nëse pas këtij takimi do të ketë dakordim për taksën, apo edhe për dialogun me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktë janë ata njerëz të cilët deri më tani…