Liderët e UÇK-së thonë fjalët përfundimtare: Jemi të pafajshëm
18 shkurt 2026
| 15:29
Liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë përfunduar deklaratat e tyre përmbyllëse në procesin gjyqësor në Hagë.
Ata janë deklaruar të pafajshëm nga të gjitha pikat e aktakuzës.
Pas deklaratave përfundimtare, kryetari i trupit gjykues ka mbyllur seancën, duke bërë me dije se do të jetë në kontakt me palët për shpalljen e vendimit përfundimtar.



