Liderët shtetërorë takohen me Mogherinin

18 korrik 2018 | 09:54

Zëdhënësja e Komisionit Europian për Politika Fqinjësore dhe Negociata të Zgjerimit, Maja Kociancic, i ka publikuar dy fotografi në llogarinë e saj në “Twitter”, ku shihet delegacioni i Kosovës në takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Ajo në postimin e saj po ashtu ripërsëriti arsyet e këtij takimi të liderëve kosovarë me Mogherinin, ndër to edhe çështja e liberalizimit të vizave.

“Federica Mogherini takon Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe Behgjet Pacollin, si dhe delegacionin kosovar të dialogut, por po ashtu që ta diskutojë perspektivën për liberalizim të vizave dhe progresit në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka…