
Lideri i Luhanskut paralajmëron referendum për bashkim me Rusinë
27 mars 2022
| 13:11
Kreu i rajonit separatist Luhansk të Ukrainës ka thënë të dielën se mund të mbajnë një referendum për t’u bërë pjesë e Rusisë.
“Unë mendoj se në të ardhmen e afërt do të mbahet një referendum në territorin e republikës, gjatë të cilit njerëzit do të… shprehin mendimin e tyre për bashkimin me Federatën Ruse. Për disa arsye, jam i sigurt se do të jetë kështu”, është cituar të ketë thënë Leonid Pasechnik.