“Lidh Shkodrën me Gjakovën”, Rama ndan pamje nga punimet që po bëhen në Rrugën e Dukagjinit

02 gusht 2025 | 14:33

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë pamje nga punimet që po bëhen në “Rrugën e Dukagjinit” e cila lidh qytetin e Shkodrës me atë të Gjakovës.

Rama ka deklaruar se Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën në Kosovë.

Rruga është ende në ndërtim e sipër, ku aktualisht është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 km, dhe ka filluar loti i dytë Kir-Ndërlysaj”, shkroi Rama në Facebook.
Ndër të tjera, ai ka deklaruar se ky investim ka një impakt të madh jo vetëm për banorët e fshatrave përreth, Kir, Prekal, Shosh, Shalë, Bradhosh, Xhan, që i lidh me Shkodrën, por mundëson edhe kompletimin e gjithë rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë rurale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka kurorëzuar dashurinë e…