Liga e Evropës, Roma dhe Sevilla në kërkim të trofeut të rëndësishëm

30 maj 2023 | 21:12

Pas trofeut të Ligës së Konferencës të fituar vitin e kaluar në Tiranë ndaj Feyenoord, Roma e Jose Mourinho do të përpiqet të marrë edhe atë të Ligës së Evropës të mërkurën në Budapest.

Kundërshtari është Sevilla, 6 herë kampion i këtij turneu prej 2006. Për Mourinho arritja në këtë pikë është një sukses, por dëshira e tij për të triumfuar mbetet ende edhe pse ka marrë gjithçka me ekipet që ka drejtuar.

“Zakonisht vetëm klubet e mëdha, me shumë histori arrijnë dy finale Evropiane radhazi, pasi nuk është e lehtë. Për ne të jemi aty ka një vlerë të madhe”, tha Jose Mourinho për Sky Sport.

Nga ana tjetër presidenti i Sevilla, Jose Castro shprehu bindjen në një intervistë për gazetën “AS” se do të jenë ata fitues, që të sigurojnë edhe vendin në grupet e Champions League së ardhshme.

“Mendoj se e meritojmë këtë trofe, për gjithë atë që kemi kaluar këto muaj. Duhet ta fitojmë, është e nevojshme”, tha numri 1 ekipit spanjoll.

Sevilla është në mesin e renditjes në La Liga dhe dështimi në finale do t’i linte jashtë kupave të Evropës për sezonin tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karim Benzema është në vitin e fundit të kontratës me…