
Liga e Evropës, spikat përballja Milan – Roma
15 mars 2024
| 13:29
Është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës edhe për çerekfinalet e Ligës së Evropës.
Ky short është treguar i pamëshirshëm, duke vendosur në përballje dy klubet e mëdha italiane Milanin kundër Romës.
Sfidë tjetër interesante është edhe ajo mes Liverpoolit dhe Atalantas, ku nuk përjashtohen surprizat.
Çerekfinalja e Ligës së Evropës:
Milan – Roma
Liverpool – Atalanta
Leverkusen – West Ham
Benfica – Marseille