Liga e Kampionëve sjell përballjen Messi – Ronaldo

08 dhjetor 2020 | 08:30

Për herë të parë pas nëntë vitesh, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi përballen sërish në Ligën e Kampionëve. Shorti, problemet fizike, apo së fundmi edhe Covid-19 na kishin privuar nga një sfidë e tillë.

Të shohësh CR7 përballë “pleshtit” është gjithnjë një kënaqësi e veçantë, pavarësisht prej rrethanave apo kushteve, e tillë është dhe sfida e së martës, ku të dy ekipet kanë siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8, por për sa kohë janë në fushë dy lojtarët më të mirë në botë premtojnë rivalitet. Juventusi dhe Ronaldo kanë një arsye më shumë për të kërkuar më të mirën në “Camp Nou”, e vetmja mënyrë për ta marrë kreun e grupit G është të fitojnë në Barcelonë dhe këtë duhet ta bëjnë me 3 gola dallim.

“Zonja e Vjetër” shpreson shumë që Ronaldo të jetë në version e tij më të mirë, në 20 ndeshje kundër Barcelonës ka shënuar 15 gola. “Bardhezinjtë” nuk fitojnë një ndeshje në “Camp Nou” që nga viti 2013, por më shumë sesa një sfidë Barcelona-Juve kjo është një sfidë Messi kundër Ronaldos. Ndeshja tjetër në Grupi G është mes 21:00 Dynamo Kyiv dhe Ferencvaros. Këto dy klube kanë grumbulluar nga një pikë dhe luajnë për kualifikim në Ligën e Evropës.

Edhe Grupi H është interesant për faktin se tri klube kanë pikë të barabarta dhe kërkojnë kualifikimin. PSG-ja me fitore ndaj Basaksehirit do të jetë në fazën tjetër, kurse Unitedit i mjafton një pikë ndaj Leipzigut për ta arritur kualifikimin.

Grupi E

21:00 Chelsea – Krasnodar
21:00 Rennes – Sevilla

Tabela

1. Chelsea        5  13 pikë
2. Sevilla          5  10
3. Krasnodar   5   4
4. Rennes         5   1

Grupi F

18:55 Lazio – Club Brugge
18:55 Zenit – Borussia D.

Tabela

1. Dortmund    5  10 pikë
2. Lazio             5  9
3. Club Brugge 5  7
4. Zenit              5  1

Grupi G

21:00 Barcelona – Juventus
21:00 Dynamo Kyiv – Ferencvaros

Tabela

1. Barcelona        5  15 pikë
2. Juventus          5  12
3. Dynamo Kyiv  5  1
4. Ferencvaros    5  1

Grupi H

21:00 PSG – I.Basaksehir
21:00 Leipzig – Manchester U.

Tabela

1. United        5  9 pikë
2. PSG             5  9
3. Leipzig       5  9
4. Istanbul B. 5  3

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka shkruar një koment tallës…