Liga e Kampionëverikthehet të martën dhe mërkurën
Të martën dhe mërkurën, do të zhvillohen ndeshjet e para të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Përballjet gjatë këtyre dy ditëve, do të luhen në dy orare të ndryshme kurse pothuajse të gjitha ndeshjet pritet të jenë tejet interesante.
Të martën, do të luhen katër dhe të mërkurën do të jenë katër duele tjera në kuadër të ndeshjeve të para të 1/8 së finales.
Përballja e parë e kësaj faze të Championsit, do të jetë ajo ndërmjet Galatasarayt dhe Liverpoolit, që luhet të martën në Stamboll prej orës 18:45.
Në të njëjtën mbrëmje, por nga ora 21:00, do të luhen ndeshjet: Atalanta – Bayern Munchen, Atletico Madrid – Tottenham dhe Newcastle United – Barcelona.
Ndërkohë, të mërkurën, dueli i parë do të jetë ai i orës 18:45 ndërmjet Bayer Leverkusenit dhe Arsenalit, përpara se nga ora 21:00 të përballen Bodo/Glimt – Sporting, PSG – Chelsea dhe Real Madrid – Manchester City.



