
Liga elitare e futbollit në Ukrainë shtyhet për së paku 30 ditë
Premierliga ukrainase do të pushojë së paku në 30 ditët e ardhshme pas sulmeve ushtarake që i ndërmori sot Rusia në Ukrainë.
Liga elitare ukrainase pritej të rikthehej këtë të premte pas pushimit dimëror.
Por, uebfaqja zyrtare ka njoftuar se Premierliga ukrainase nuk do të fillojë pas sulmit të fundit rus.
Vendimi u mor pas futjes së ligjit ushtarak gjatë mesnatës nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Ndër të tjera, pas këtij vendimi janë anuluar të gjitha aktivitetet sportive në Ukrainë.
Gjithashtu, është vënë në dyshim edhe zhvillimi i ndeshjes së “play-offit” të Botërorit ndërmjet Ukrainës dhe Skocisë, që është paraparë të luhet në Glasgow më 24 mars.
Po ashtu, edhe finalja e Ligës së Kampionëve, e paraparë të zhvillohet në St Petersburg më 28 maj, mund të zhvendoset diku tjetër, si pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë.
Presidenti rus, Vladimir Putin e dha urdhrin e sulmit ushtarak ndaj Ukrainës në orër e hershme të mëngjesit të sotëm.