Ligjërata e Gjykatës Speciale në një shkollë në Prishtinë, Koci: Menjëherë duhet me u ndërpre

22 janar 2026 | 21:35

Në ambientet e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë është mbajtur një ligjëratë mbi Gjykatën Speciale, e cila ka nxitur reagime.

Avokati Arianit Koci ka deklaruar në emisionin “Frontal” në T7 se ligjërata të tilla duhet të ndërpriten, duke vënë në pikëpyetje autorizimin për mbajtjen e tyre në institucione arsimore.

Sipas Kocit, rinia është segmenti më i ndjeshëm i shoqërisë dhe kërkon kujdes të veçantë lidhur me temat që iu prezantohen. Ai ritheksoi qëndrimin e tij kundër Gjykatës Speciale që nga themelimi i saj, duke theksuar se bëhet fjalë për një gjykatë që, sipas tij, trajton krime të supozuara vetëm të njërës palë.

Koci shtoi se nuk sheh nevojë për ligjërata mbi këtë gjykatë, veçanërisht nga persona që, sipas tij, nuk kanë njohuri të mjaftueshme për funksionimin e sistemit juridik në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artan Behrami nga PDK-ja ka komentuar prezencën e presidentes Vjosa…