Ligji i ri në Australi: Google dhe Facebok do t’u paguajnë mediave për lajmet që publikojnë

02 gusht 2020 | 09:33

Në Australi është hartuar një ligj që detyron Google dhe Facebook të paguajnë kompanitë e mediave për lajmet e tyre.

Ligji fillimisht u vendos të ishte i zbatueshëm vullnetarisht, por u bë i detyrueshëm për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit në të ardhurat nga reklamat e botuesve. Ai është hartuar nga Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit (ACCC) dhe synon të adresojë “pabarazitë akute të pazareve të pushtetit midis bizneseve australiane të lajmeve dhe Google dhe Facebook”.

Sipas ligjit të ri, bizneset e lajmeve dhe platformat dixhitale do të marrin pjesë në mënyrë kolektive ose individuale në një proces negociimi tremujor, duke kërkuar të bien dakord për pagesat. Nëse ata nuk arrijnë një marrëveshje, një arbitër i pavarur do të zgjedhë se cila nga ofertat përfundimtare të dy palëve është më e arsyeshme brenda 45 ditësh pune.

Diskutimet për ligjin kanë përfunduar më 28 gusht dhe ai pritet të kalojë në Parlament. Pas miratimit, ai fillimisht do të zbatohet vetëm për Google dhe Facebook, megjithëse platforma të tjera mund të shtohen më vonë nëse ACCC përcakton se ka disbalancë të këtyre rrjeteve me median australiane.

ACCC mund t’i gjobisë gjigantët e teknologjisë 133 200 dollarë australianë (afërsisht 81,000 €) për shkelje të vogla të kodit, ose nëse çështja shkon në gjykatë, gjoba më e lartë arrin 10 milion dollarë australianë (afërsisht 6,06 milion €) deri në 10 për qind e fitimeve të platformës në Australi vitin e fundit, ose tre herë përfitimi i marrë nga gjiganti i teknologjisë, për shkelje.

Kompanitë e teknologjisë nuk e kanë pritur mirë këtë masë. Mel Silva, drejtor menaxhues i Google Australia dhe Zelanda e Re, tha që kompania është “thellësisht e zhgënjyer dhe e shqetësuar” për draftin. “Ndërhyrja e rëndë e qeverisë kërcënon të pengojë ekonominë dixhitale të Australisë dhe ndikon në shërbimet që mund t’u ofrojmë australianëve”, tha Silva.

Drejtori Menaxhues i Facebook për Australinë dhe Zelandën e Re, Will Easton, tha në një deklaratë se kompania po rishikon kodin “për të kuptuar ndikimin që do të ketë ai në industri, shërbimet tona dhe investimet tona në ekosistemin e lajmeve në Australi.”

Pas miratimit në Parlamentin Australian, ligji pritet të hyjë në fuqi brenda këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë në Rusi Mikhail Murashko bëri me dije…