
Lille i Zhegrovës, sezonin e ri në Europa League
18 maj 2025
| 08:46
Lille, sezonin e ri do të garojë në Europa League.
Skuadra e Edon Zhegrovës, edicionin në Ligue 1 e përfundoj në vendin e pestë me 60-të pikë.
Fitorja e fundit ndaj Reims-it me rezultat 2:1, nuk mjaftoi për të siguruar një vend në Champions League.
Sivjet, francezët luajtën në Champions, duke mposhtur skuadra të forta si Real Madridin dhe Atletico Madridin, ku edhe Zhegrova kundër tyre pati paraqitje spektakolare.
Në Ligën e Kampionëve nga Ligue 1 shkojnë skuadrat, si: PSG, Marseille, Monaco.
Ndërkaq Nice, nga playoff-i.