Limaj: Asnjë ditë nga 30-ditëshi i Gjykatës Kushtetuese nuk është shfrytëzuar

26 korrik 2025 | 15:06

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas dështimit të seancës së 53-të për konstituimin e Kuvendit tha se shpreson që Gjykata Kushtetuese ta njohë realitetin që deputetët nuk kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë detyrën.

Duke folur për mediat pas përfundimit të seancës, Limaj u shpreh po ashtu se asnjë nga 30 ditët e dhëna në aktgjykimin kushtetues, nuk është shfrytëzuar.

“Gjendja ka mujt mos me ardh këtu, por ka ardhë. Unë e vlerësoj që asnjë ditë nga 30 ditëshi i Gjykatës nuk është i shfrytëzuar, deputetët nuk kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit, asnjë ditë nga 30 ditëshi nuk është i shfrytëzuar për faktin se deputetët në asnjë rast nuk iu ka dhënë mundësia të votojnë”, tha Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së…