Limaj: Autostrada e Gjilanit është projekt strategjik për lidhjen e shqiptarëve dhe ne do ta përfundojmë

27 janar 2025 | 20:27

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se në Anamoravë për katër vite nuk kishte “asnjë projekt, asnjë punë, vetëm shpifje dhe mashtrime”.

Prandaj, Limaj pohon se “Ekipa e Anamoravës që është në listën tonë është më e mira, kjo ekip ka veçVEPRA, dhe Kosova ka nevojë për personalitete të tilla”.

Ai tha se “Gjilani do të fillojë ndryshimin për Kosovën fituese”.

Gjithashtu zotohet se do të përfunojë punimet e autostradës së Gjilanit.

“Autostrada e Gjilanit nuk është vetëm për Gjilanin, por është projekt strategjik për lidhjen e shqiptarëve, dhe ne do ta përfundojmë”, shprehet Limaj.

Postimi i plotë:

Gjilani do të fillojë ndryshimin për Kosovën fituese!

Nëse dikush ka arsye të ngrihet në këmbë për mashtrimet e bëra për katër vite, është Anamorava. Nuk ka se si të ofendohet një rajon më shumë se kaq, për katër vite asnjë projekt, asnjë punë, vetëm shpifje dhe mashtrime.

Ekipa e Anamoravës që është në listën tonë është më e mira, kjo ekip ka veçVEPRA, dhe Kosova ka nevojë për personalitete të tilla.

Anamorava do të japë një leksion se si duhet të ndëshkohen ata që shpifin dhe mashtrojnë, dhe për të ardhmen se si duhet të qeveriset pa mashtrime, pa fjalë bosh, por me vepra konkrete.

Autostrada e Gjilanit nuk është vetëm për Gjilanin, por është projekt strategjik për lidhjen e shqiptarëve, dhe ne do ta përfundojmë, siç do të realizojmë edhe anëtarësimin në NATO dhe pavarsimin energjetik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas atij në Pejë, Lidhja Demokratike e Kosovës po mban…