Limaj bën homazhe të kompleksi i dëshmorëve të Llapit

26 janar 2021 | 16:45

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka bërë homazhe në kompleksin e dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit.

“Kontributi dhe sakrifica për atdhe i kësaj krahine, që në vazhdimësi ka nxjerrë trima e trimëresha që kanë dhënë jetën për Kosovën janë bazë e fortë e themeleve të shtetndërtimit të Republikës sonë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Është nder dhe krenari qëndrimi në shtëpinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Podujevën e Zahirit, Afrimit, Fahriut, Bahriut, Hakifit, Hyzriut, Bedriut, Ilirit, Aliut dhe shumë dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit.

Kontributi dhe sakrifica për atdhe i kësaj krahine, që në vazhdimësi ka nxjerrë trima e trimëresha që kanë dhënë jetën për Kosovën janë bazë e fortë e themeleve të shtetndërtimit të Republikës sonë.

Lavdi jetës dhe veprës së gjithë dëshmorëve të kombit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
27.01.2021 Punime në projekte investive Ferizaj 1. Në NS 35/10…