Limaj dhe ambasadori norvegjez flasin për zgjedhjet dhe dialogun me Serbinë

17 shtator 2019 | 17:21

Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj, ka pritur në takim njohës ambasadorin e ri të Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, të cilit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë.

Limaj ka bërë me dije se me ambasadorin Grondahl ka biseduar për zhvillimet e tanishme në vend, zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit dhe sfidat që e presin Qeverinë e ardhshme.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, theksova qëndrimin tonë tashmë të njohur, se na duhet konsensus sa më i gjerë për këtë temë dhe se dialogut të mundshëm duhet t’i paraprijë një marrëveshje mes dy shteteve për agjendën dhe parimet. Ambasadorin e falënderova për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe presim që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha fushat. Norvegjia është shtet mik i Kosovës e cila e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani,…