Limaj: Dimal Basha s’duhet ta ketë asnjë post, është turp për Kosovën

26 tetor 2025 | 12:29

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Dimal Basha duhet të jap dorëheqje dhe të mos e ketë asnjë post.

“Ai duhet të jap dorëheqje sepse është dëm i madh, turp për Kosovën”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se “ka dyshime nëse është konstituuar Kuvendi”.

Limaj ka thënë se kjo situatë ka ardhur pasi skena politike, nuk ka arritur ta bëj një marrëveshje politike.

“Është fatkeqësi, tetë muaj çka ka ndodhur. Është lajm i keq për Kosovën.Mungesa e kapacitetit për të bërë marrëveshje politike për vendin, në fakt e kam thënë edhe herave të tjera, prej kur jam deputet, asnjëherë nuk kam ngritë dorë kur kam pasë dyshime që shkelet ligji. Në këtë rast, sot, mendoj përvec shumë gjërave që kanë ndodhur, më shumë se një herë Kushtetuesja është marrë me këtë çështje. Partitë politike, kanë menduar se Gjykata Kushtetuese do të bëj marrëveshje politike për ta”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami…