Limaj: Dita e Forcës e gjeti ushtrinë tonë duke i dalë në ndihmë shqiptarëve të prekur nga tërmeti

27 nëntor 15:56

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Dita e Forcës e gjeti ushtrinë tonë duke i dalë në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona matanë kufirit!

Në përvjetorin e parë si ushtri, Limaj thotë se FSK po dëshmon profesionalizimin e saj para çdo sfide.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet ndër institucionet me besimin më të madh të qytetarëve, ku çdo ditë ofron siguri për të gjithë, pa dallim etnie, si dhe po i kontribuon paqes e sigurisë në rajon”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
“Krenar me Ushtrinë tonë”, ka shkruar Limaj.
Postimi i Limajt:

Dita e Forcës e gjeti ushtrinë tonë duke i dalë në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona matanë kufirit! Në përvjetorin e parë si ushtri, po dëshmon profesionalizimin e saj para çdo sfide.
Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet ndër institucionet me besimin më të madh të qytetarëve, ku çdo ditë ofron siguri për të gjithë, pa dallim etnie, si dhe po i kontribuon paqes e sigurisë në rajon.
Krenar me Ushtrinë tonë!
FL

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak çastësh janë ndjerë lëkundje të tërmetit në Fushë…