Limaj: Djali im s’do të jetë ministër

30 prill 2020 | 23:38

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, nuk ka treguar se kujt do t’i besohen dy ministritë që kjo parti do t’i ketë në Qeverinë Hoti – nëse kjo e fundit votohet.

Ai ka thënë se nesër do të dihen emrat e ministrave të Nismës, derisa ka shtuar se nuk do të jenë ata që janë aktualisht deputetë.

“Është një dakordim që Nisma do të nxjerrë minitra jashtë deputetëve për t’i dhënë mundësi kuadrove tona. Ende nuk i kemi formalizuar emrat”.

“Ajo që dua të them është se kjo situatë na e ka vështirësuar komunikimin. Nesër do të kemi një takim me organet e partisë dhe do t’i formalizojmë. Do të jenë njerëz që kanë aftësi dhe përvojë menaxheriale dhe e dinë përgjegjësinë e drejtimit të një institucioni publik. Jam i bindur që do të jenë profesionistë dhe do t’i plotësojnë kërkesat dhe nevojat që kërkon fryma kolektive e qeverisë”.

Por, a do të jetë djali i tij Durim Limaj një emër i mundshëm për të qenë ministër?

“Jo bre, jo”, ka deklaruar shkurtimisht ai për këtë temë, duke lënë të nënkuptohet se ky është vetëm një spekulim.

Limaj ka treguar në “Rubikon” të “Klan Kosovës”, se pse Nisma do të udhëheqë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale dhe ajo e Tregtisë dhe Industrisë është një kontinuitet, sepse ne i kemi pasë dhe shkon me programin tonë. Bashkëjetojmë me pjesën sociale dhe besoj që kjo i shkon Nismës Socialdemokrate”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen…