Limaj ‘dridhë’ Serbinë, gjenocidi nuk falet e as harrohet

07 shkurt 2021 | 15:26

Mediet në Serbi janë alarmuar me deklaratën e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas letrës së presidentit Biden ku i kërkon Vuçiqit ta njohë Kosovën.

B92 duke cituar deklaratën e Limajt thekson se kreu i Nismës tha se përvec që Serbia duhet ta njohë Kosovën, ajo këtë duhet ta bëjë jo nën kushtin e heshtjes dhe mohimit të gjenocidit.

No description available.

https://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2021&mm=02&dd=07&nav_category=640&nav_id=1807472&fbclid=IwAR00-fZGdWfUvDodcdCurUgs6HbaGhABbiSqfQ7mxtVaC1VkvR7GYzVcgJM

Më tutje, në këtë shkrim Limaj citohet të ketë thënë se tha se tani është koha që Kosova të zgjedhë udhëheqës të denjë, të cilët do të luftojnë për interesin tonë nacional në luftën diplomatike që po na pret.

 Postimi i plotë i Fatmir Limajt pas letrës së presidentit Biden.

“Mirëpres letrën e Presidetit Biden që kërkon nga Vuçiq pranimin e Pavarësisë së Kosovës. Tani është radha jonë. Ne na duhet që të zgjedhim udhëheqës të denjë, që do të luftojnë për interesin tonë nacional në luftën diolomatike që po na pret. Serbia duhet ta njohë Kosovën, por jo me kushtin e heshtjes dhe me mohimin e gjenocidit”, ka shkruar Limaj në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…