Limaj: Duhet t’i thërrasin ndërgjegjes të gjithë, Kosovën e presin shumë telashe

19 maj 2025 | 10:41

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur për moskonstituimin e Kuvendit, ka thënë se Kosovën e presin shumë telashe. Limaj ka deklaruar se Kosova ka nevojë për qeveri efektive.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se janë të gatshëm ta japin kontributin e tyre.

“Forcat politike janë këto, rruga e vetme që Kosova si shtet është përmes bisedimeve. Secili duhet t’i thërras ndërgjegjes, në mënyrë që të përfundojë kjo situatë. Kosovën e presin shumë punë, telashe. 6 muaj nuk kemi qeveri efektive, vendi ka nevojë, na presin projekte, punë. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë, por forcat e mëdha e kanë përgjegjësinë kryesore”, ka thënë Limaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti…