
Limaj: Është koha që qytetarët të shikojnë kujt po ia japin besimin
Kryetari i Nisma Socialdemorakte, Fatmir Limaj, ka thënë para fillimit të seancës se për tema nacionale duhet të ulet dhe të bisedohet për të gjetur zgjidhje
Ai tha se është e habitshme çfarë po ndodh tash e sa muaj.
“Kjo është e habitshme çka po ndodh. Me u zgjedh, me kërku me bo vendin më mirë, e me bë tërë atë fushatë, me garu kush është më patriot, e me ta dhënë populli besimin, e mos me qenë në gjendje me u ul grupet politike me ndërtu qeveri, parlament e institucione – në kohën kur bota është trazuar, në krizë ekonomike të madhe,” u shpreh Limaj.
Ai tha se situata e tanishme nuk mund të vazhdojë pa pasoja dhe kërkoi një reflektim të përgjithshëm.
“Në krejt këtë situatë, apeli im te qytetarët është: shikoni kujt po ia jepni besimin. Është koha me adresu përgjegjësinë”, tha ai.