
Limaj flet për tejkalimin e krizës në Kuvend, por nuk përgjigjet nëse ka marrëveshje me LV-në
17 prill 2025
| 13:48
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ka pranuar të përgjigjet nëse kanë marrëveshje me Vetëvendosjen.
Limaj ka thënë se duhet të ketë koordinim në mes të deputetëve.
“Komisioni nuk ka mundur me u koordinuar. Besoj që koordinohen deri të shtunën. Duhet ta thërrasim zërin e arsyes. Besoj që kjo do të kryhet. Po them që hapi i parë është që të përafrohen të gjithë deputetët, t’i marrim detyrat, dhe t’i ndajmë përgjegjësitë. Secili të jap përgjegjësi, kjo është me rëndësi”, ka thënë Limaj.