Limaj fton në debat televiziv Veselin, Haradinajn, Osmanin dhe Kurtin

14 shtator 2019 | 21:14

Kreu i Nismës Socialdemokrate dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, i ka ftuar në një debat televiziv të gjithë kandidatët e tjerë për kryeministër, Veselin nga PDK, Haradinajn nga koalicioni AAK-PSD, Vjosa Osmanin nga LDK dhe Kurtin nga LV.

“Nga salla historike në Kaçanik 29 vite më parë është miratuar Kushtetuta e Kosovës. Ftojë kandidatët për kryeministër të vendit të dalim në një debat të përbashkët televiziv dhe ta shpalosim vizionin tonë për qeverisjen e ardhshme”, ka thënë  Limaj sot në takim me strukturat e Nismës në Kaçanik.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë ta dinë vizionin tonë për dialogun.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë ta dinë se cili është vizioni ynë për dialogun, për zhvillimin ekonomik dhe për të gjitha shqetësimet e qytetarëve”, ka thënë Limaj.

“Kandidatët për kryeministër e kanë për borxh t’u tregojnë qytetarëve pse ata duhet të votohen”, ka deklaruar Limaj.

Limaj është shprehur i gatshëm të përballet me secilin nga kandidatët për kryeministër.

“Unë jam i gatshëm, qoftë individualisht, qoftë në debat të përbashkët, të përballem me secilin”, ka thënë Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet, Lulzim Shoshi, ka takuar veteranët…