Limaj fton opozitën që të jetë pjesë e draft rezolutës për dialogun

07 tetor 2018 | 16:23

Zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur sot rreth draft rezolutës së koalicionit qeveritar për çështjen e dialogut me Serbinë.

Sipas Limajt, kjo draft rezolutë ka për qëllim të unifikojë faktorin politik në vend sa i përket dialogut me Serbinë.

Ai ka ftuar opozitën që ta votojë këtë draft rezolutë në Kuvendin e Kosovës.

“Janë përshirë shqetësimet e të gjitha grupeve politike. Kjo projekt-rezolutë ka për qëllim unifikimin e faktorit politik. Pra askush nuk ka mandat për të negociuar për territorin e Kosovës”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se kjo draft rezolutë është një hap i madhe drejt bashkimit të faktorit politik.

“Ftoj të gjitha grupet politike që të bashkohemi në parlament”, është shprehur Limaj.

Këtë deklaratë Limaj e dha sot gjatë homazheve të bëra në Drenas te busti i Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Erza Muminoviq, pas një lufte të ashpër me Bhutan…