Limaj fton opozitën t’i bojkotojë punimet në Kuvend derisa të shkarkohet ministri Murati

30 qershor 2022 | 21:15

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar nga opozita parlamentare të bojkotojë të gjitha punimet në Kuvendin e Kosovës, derisa të shkarkohet ministri i Financave, Hekuran Murati.

Përmes një postimi në “Twitter”, Limaj thotë se shkarkimi i Muratit duhet të bëhet patjetër pasi sipas tij, është tallur me sakrificën, vuajtjet dhe vlerat e popullit.

“Ftoj opozitën parlamentare që t’i bojkotoj punimet e Kuvendit, deri sa të shkarkohet ky ministër që fyen, ofendon dhe tallet me sakrificën, vuajtjen dhe vlerat e këtij populli mbi të cilat ka ardhur liria dhe është ndërtuar shteti”, ka shkruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka pësuar humbje nga Danimarka me rezultat 105:71 (26:19,…