Limaj: Gllareva e Klinës është rreshtuar fuqishëm krah çlirimtarëve

02 shkurt 2021 | 13:39

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur takim me banorët e Gllarevës në Klinë.

Limaj ka thënë se kauza për çlirimtarët po merr përkrahje të madhe edhe në Gllarevë të Klinës.

“Fryma jonë për vlerat kombëtare po bashkon anekënd vendit bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve dhe të rinj, që me vullnet e përkushtim janë vënë në shërbim të kauzës sonë për çlirimtarët. Gllareva e Klinës është rreshtuar fuqishëm krah çlirimtarëve të 121-it, për një zë më të fuqishëm të përfaqësuesve tanë në Parlament. Faleminderit Gllarevë për mbështetjen që na ofruat mbrëmë dhe përkrahjen që po na jepni për zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka thënë lideri i Nismës Socialdemokrate.

May be an image of 3 people, people standing, people sitting and indoor

May be an image of 8 people, people sitting, people standing and indoor

May be an image of 20 people, beard, people standing and people sitting

May be an image of 10 people, people playing musical instruments, people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ronald Koeman ka pranuar se do të ishte më mirë…